ALB UK News

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
Home Albania

Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

albnews by albnews
25 August, 2025
in Albania
0
Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motra; Elvisa Dhimaku 22 vjeçe që ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra dhe motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe.

23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij, sipas burimeve të ‘newsbomb.al’.

Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Dhimaku.

Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti, shkruan ‘newsbomb.al’.

Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes.

Previous Post

Mbrojtja e Thaçit kërkon heqjen e aktakuzës për pengim të drejtësisë

Next Post

Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri turk i Transportit

Next Post
Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri turk i Transportit

Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri turk i Transportit

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • ALB UK TV
  • ALBUK UK NEWS
  • Blog
  • Blog Left Sidebar
  • Blog Right Sidebar
  • Boris Johnson i rikthehet gazetarisë, frimos me GB News për drejtimin e një programi televiziv
  • cookie policy
  • Coronavirus
  • Diaspora
  • Elementor #206337
  • homepage
  • http://albuk.tv/tv/
  • Kontakto1
  • Lajme
  • Lajme Page
  • livetv
  • My account
  • Privacy Policy of ALBUK NEWS
  • Termat dhe Kushtet
  • Terms and Condition

© 2025 Albuk.com