ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 14 minutes ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 21 minutes ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 23 minutes ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 26 minutes ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 32 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Dy muaj nga vendimi i Bankës Qendrore për dinarin, Lajçak optimist se të enjten do të arrihet një zgjidhje

albnews by albnews
1 April, 2024
in Kosova, Technologji
0
Dy muaj nga vendimi i Bankës Qendrore për dinarin, Lajçak optimist se të enjten do të arrihet një zgjidhje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme që rregullon edhe përdorimin e dinarit serb. Përderisa në Bruksel po vazhdojnë diskutimet mes palëve, të hënën ndërmjetësi evropian në dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është treguar optimist se e enjtja mund të sjell një zgjidhje në këtë temë.

Ndalimi i dinarit serb si monedhë e përdorshme në Kosovë, edhe pse i rregulluar me një vendim tashmë, sërish vazhdon të jetë temë në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

Për të edhe njëherë tjetër do të takohen pala kosovare e serbe ku do të rishpalosen propozimet nga dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq i Serbisë. Edhe ndërmjetësi Miroslav Lajcak në reagimin e tij është treguar optimist këtë fillim javë. Po aq optimizëm në Kosovë ka edhe politologu Fidak Ukaj, që vlerëson se e enjtja do të sjellë një dakordim mbi këtë çështje.

RelatedPosts

Analiza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

“Nga optimizmi që e pamë nga z.Lajcak duket se ai ka marr një akordim nga palët, dhe mendoj se do të ketë një zgjidhje nga takimi I radhës mund të shihet a e ka pas Serbia me të vërtetë me i ndihmu komunitetit serb në Kosovë apo, dëshiron me e problematizu si çështje politike”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Por, analisti politik hedh një përgjegjësi të madhe të zv.ministri Bislimi, që sipas tij është tepër i rezervuar me gjithçka që po bisedohet në Bruksel për çështjen e dinarit. Dibran Hoxha Analist shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi akoma nuk e ka sqaru pozicionin e tij se pse do duhej që ai të shkonte në Bruksel në nivel përfaqësimi ‘de facto’, kur çështja ka të bëjë me një institucion të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.

“Për çka duhet me negociu, për përafrim të pozicioneve, dhe çfarë pozicione janë ato. Duhet me na e tregu z. Bislimi qëllimin e shkuarjes atje. Sepse ata vetë na kanë thanë që nuk negociojnë për vendime sovrane”, tha Hoxha. Takimi i parë mes palëve për këtë çështje kishte çuar në Bruksel guvernatorin e BQK-së e i cili takoi kryenegociatori serb, format i cili u kritikua në Prishtinë.Por, në takimet e tjera atje ka shkuar Besnik Bislimi pavarësisht deklaratave se kjo çështje nuk do të arrijë të bëhet nga teknike në politike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result