Dy ngjarje të mëdha sportive në Britani në mars, rritën numrin e të vdekurve nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ngjarje të mëdha sportive në Britani të mbajtura në mars kanë shkaktuar rritjen e numrit të vdekurve nga koronavirusi, ka thënë shkencëtari që është duke udhëhequr projektin më të madh të gjurmimit të COVID-19 në Britani të Madhe, shkruan BBC.

Të dhënat e mbledhura nga miliona vullnetarë kanë zbuluar rritje të rasteve me koronavirus pak kohë pas Festivalit të Cheltenhamit dhe ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Liveproolit e Atletico Madridit.

Profesori Tim Spector ka thënë se numri i rasteve është rritur dukshëm në atë zonë pas ngjarjeve.

Qeveria thotë se shumë faktorë mund të ndikojnë në rastet në një zonë të caktuar.

“Mendoj se ngjarjet sportive është dashur të ndaloheshin së paku një javë më herët se që u ndaluan, pasi kanë shkaktuar rritje të vuajtjeve dhe vdekjeve që nuk do të ndodhnin përndryshe”, ka thënë Spector.

Në fundjavë ishte njoftuar se ndeshja e Liverpoolit me Atleticon, që është zhvilluar me shikues ka shkaktuar 41 vdekje shtesë nga koronavirusi i ri, ndërsa Festivali Cheltenham 37.

“Ka shumë faktorë që kanë mundur të ndikojnë në rastet në zonat e veçanta, përfshirë densiteti i popullatës, mosha, shëndeti i përgjithshëm”, është thënë nga Qeveria britanike.

Share This Article