Dy parashutistë ushtarak rusë vdesin në Bjellorusi gjatë stërvitjeve pranë kufirit polak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ushtarakë rusë vdiqën në Bjellorusinë perëndimore, pranë kufirit polak të premten, gjatë stërvitjeve të përbashkëta ajrore me Minskun.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të raportuara nga agjencitë ruse të lajmeve se parashutat e dy ushtarëve nuk funksionuan siç duhet “për shkak të një ere të fortë të papritur” gjatë kërcimeve të tyre.

“Megjithë përpjekjeve të mjekëve, dy ushtarakët rusë në kuadër të ushtrisë iu dorëzuan plagëve të marra”, thuhet në deklaratë.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 250 parashutistësh ushtarak rusë që morën pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtrinë bjelloruse të premten.

Para këtij njoftimi, ushtria ruse kishte bërë të ditur në mbrëmje se këta ushtarë ishin kthyer tashmë në bazat e tyre në Rusi. 

Share This Article