Dy persona bien në një rezervuar të mbushur me çokollatë në Pensilvani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona u shpëtuan pasi ranë në një rezervuar të mbushur plot me çokollatë në fabrikën Mars M&M në Pensilvani të enjten, thanë zyrtarët.

Të dy pacientët u transportuan në spital, tha për CNN ndihmës mbikëqyrësi i shërbimit policor në Qarkun Lancester, Nick Schoenberger.

 “Një pacient u transportua me ambulancë, ndërsa tjetri me helikopter”, u shpreh Schoenberger.

Nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.

Siç bëhet e ditur nga ana e autoriteteve, ekipet e shpëtimit  duhet të bënin një vrimë në anën e rezervuarit për t’i nxjerrë ata jashtë.

Mbetet e paqartë se si përfunduan ata të dy në rezervuarin e çokollatës.

Share This Article