ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 33 minutes ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 3 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 3 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
6 March, 2020
in Maqedonia
0
Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filiçe në një konferencë për shtyp, ka konfirmuar 2 rastet e reja me koronavirus në këtë vend.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 62 dhe 68 vjeçare nga Dibra, të dy të kthyer nga Italia më 27 shkurt.

RelatedPosts

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Në momentet e para nuk është konstatuar asnjë dyshim për koronavirus, sepse virusi ka qenë në fazë inkubimi, por pas 3-4 ditësh janë shfaqur edhe simptomat e para.

Çifti është kthyer nga Italia me autobus dhe kanë hyrë në pikën kufitare të Tabanocit ku më pas janë drejtuar drejt Shkupit dhe kanë përfunduar udhëtimin në qytetin e Dibrës.

Të dy pacientët kanë thënë se kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas. Ndërkohë Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ka gjetur emrat dhe adresat e të gjithë udhëtarëve që kanë qenë në atë autobus me dy pacientët dhe po bën identifikimin e tyre. Më pas, epidemiologët bashkë me përfaqësuesit e MPB-së do t’i intervistojnë në përputhje me të gjitha të dhënat që ata do të japin, gjendjen e tyre shëndetësore, analizë  të kontakteve që ata kanë pasur këto ditë dhe në fund do të bëjnë vlerësimin nëse duhet të izolohen apo jo edhe këta persona.

Për më shumë informacione ministri tha se duhet të pritet dita e nesërme ku do të ketë edhe deklarata të tjera për shtyp.

“Ashtu siç njoftuam edhe para dy orësh kemi dy raste të reja pozitive me virusi korona. Është një çift bashkëshortor, të moshës 62 dhe 68 vjet, të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Italia e Veriut, nga Bresha me datë 27 të muajit të kaluar. Pas hyrjes në kufi, disa udhëtarë kanë zbritur në Kumanovë, Shkup dhe Dibër. Në atë kohë pacientët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Për herë të parë, me simptoma të lehta janë paraqitur më 3 mars te mjeku amë i cili nuk i ka dalluar indikacionet për t’u rekomanduar testin e virusit korona dhe i ka lëshuar për kurim shtëpiak. Të njëjtit sot i janë drejtuar spitalit të Dibrës ku kishte ardhur një epidemiolog nga Gostivari, këtu është vënë indikacioni me të gjitha simptomat. Gjatë ditë së djeshme është marrë bris prej tyre dhe sot është bërë testi. Gjatë qëndrimit në shtëpi, pacientët kanë treguar se kanë pasur kontakt vetëm me vëllain e gruas. Sot, në orët e pasdites është bërë intervistë nga ana e epidemiologëve për të konfirmuar nëse duhet të vendoset në izolim vetëm ai person ose edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë kanë gjetur edhe emrat dhe numrat amë të të gjithë udhëtarëve që kanë qenë në autobusin që ka hyrë më datë 27 të muajit të kaluar. Në këto momente po bëhet identifikimi i vendbanimeve të tyre dhe prej sonte dhe gjatë ditës së nesërme, pas identifikimit të udhëtarëve, epidemiologët bashkë me përfaqësues të MPB-së do ti intervistojnë në përputhje me të gjitha të dhënat që do ti japin, gjendjen e tyre shëndetësore, analizë  të kontakteve që ata kanë pasur dhe në ndërkohë do të ndërmerren të gjitha masat për çka do t’ju njoftojmë detajisht gjatë ditës së nesërme. Sonte, pacientët me makinë speciale do të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup ku ekipi kujdestar është i gatshëm t’i pranojë. Gjendja e tyre është stabile, kanë pasqyrë të lehtë klinike-“,tha ministri Filipçe./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result