ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 11 hours ago
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani 11 hours ago
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë 12 hours ago
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës 12 hours ago
Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Dy raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit

albnews by albnews
15 October, 2025
in Albania
0
“Dy raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, pasi sipas saj ka bërë dy shkelje të rënda të Kushtetutës.

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi shprehet se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka shkelur ligjin themeltar në rastin e shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, por edhe në çështjen kur ka kërkuar ndërprerjen e mandateve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

RelatedPosts

Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

I vidhte paratë në bankë klientit, zbulohet avokati hajdut

Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

“Ka tentuar si asnjë president tjetër të zhveshë gjykatën kushtetuese dhe autoritetin e saj nga kompetencat e saj. Bajram Begaj në këtë shkelje ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës. Ka synuar të ngushtojë kompetencat e Gjykatës dhe rolin e saj për shkarkimin e zgjedhurve vendor.

Ka futur në ngërç zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës dhe ka minuar legjitimitetin e tyre duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.  Ka shfaqur mungesë paanësie duke iu nënshtruar vullnetit të kryeministrit.

Shkelja e dytë nga presidenti ka të bëjë me ndërhyrjen brutale në çështjen e mandateve të gjykatësve kushtetues. Në kundërshtim me nenet e kushtetutës, presidenti ka kërkuar ndërprerje të mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate. Ky është një cenim i një gjyqtari kushtetues. Më janar, presidenti ka kërkuar nga gjykata të deklarojnë mandatin e disa anëtarëve të kësaj gjykatë”, u shpreh Bardhi. 

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result