Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kopenhagen të Danimarkës, shumë pranë dyerve të ambasadës së Izraelit në këtë vend.
Ngjarja vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku Irani lëshoi mbi 200 raketa drejt Izraelit, teksa mbrojtja ajrore e këtij të fundit i rrëzoi pothuajse të gjitha.
Policia daneze ka rrethuar zonën dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që nga shpërthimi nuk raportohen të lënduar apo dëme.
Është ende e paqartë se nga çfarë është shkaktuar shpërthimi, teksa policia po kërkon autorët e këtij incidenti të rëndë.