Dy shqiptarë sulmohen fizikisht në sheshin e Mitrovicës Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të enjten në veri të Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani.

Ai ka thënë se ata kanë marrë lëndime trupore, të cilët pastaj janë dërguar për tretman mjekësor në jug.

“Sonte rreth orës 21:00, në Sheshin Car Lazar, në veri të Mitrovicës, dy persona të nacionaliteti shqiptar, janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Ata kanë marrë lëndime trupore, dhe atyre i është ofruar ndihma mjekësore në jug të Mitrovicës”, ka deklaruar Elshani. Javën që shkoi kishte ndodhur një sulm i ngjashëm ndaj një gruaje në lagjen e Boshnjakëve.

Share This Article