ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një bezdi e madhe apo një bum vendesh pune? Jeta pranë 199 qendrave të të dhënave 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
‘E pashë telefonin tim të vjedhur të shkonte në Londër, Dubai dhe Kinë’ 1 hour ago
Supermarketet paralajmërojnë se rritja e taksave mund të rrisë çmimet e ushqimeve 1 hour ago
‘Heronjtë e Kharkivit’: Si u shpëtuan 48 fëmijë nga kopshti i goditur nga një dron rus 2 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Dy shqiptarët që terrorizuan Austrinë, historia e një sulmi të kryer dhe një të dështuar

albnews by albnews
2 September, 2024
in Diaspora
0
Dy shqiptarët që terrorizuan Austrinë, historia e një sulmi të kryer dhe një të dështuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Beran Aliji, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, ka terrorizuar së fundmi Vjenën e Austrisë, ndonëse s’ka arritur të realizojë me sukses operacionin terrorist të tij. Ai është kapur duke organizuar një sulm me bombë në koncertin e Taylor Swift.

Para jo më larg se katër vitesh, Kujtim Fejzullahu nga Çellopeku i Tetovës kishte realizuar një sulm terrorist ku kishte vrarë pesë persona dhe kishte plagosur 22 të tjerë.

RelatedPosts

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

The Shepparton Advertiser / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

U qëllua me armë nga ish-partneri, detaje nga vrasja e shqiptares në Kanada! Ngjarja ndodhi në prani të vajzës 1-vjeçare, autori me precedent penal

Aliji dhe shoku i tij 17-vjeçar Luka K. me prejardhje nga Bosnja, të cilët po hetohen nga prokuroria publike e Wiener Neustadt si grup terrorist dhe pjesë të organizatës kriminale IS, janë në paraburgim për shkak të dyshimit se planifikonin të kryenin një vepër kriminale ndaj popullatës në Vjenë, raporton Insajderi.

Beran, i dyshuari kryesor, sipas autoriteteve të sigurisë, donte të shkaktonte gjakderdhje masive në koncertin e Taylor Swift.

Mediat austriake kanë publikuar detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

Rezultatet e para të hetimit të policies austriake kanë treguar se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Swift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

Gjithsej 195,000 njerëz duhej të merrnin pjesë në tre koncertet e Taylor Swift në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, si dhe 20,000 fansa të tjerë për të dëgjuar koncertet jashtë stadiumit. Por, koncertet e Taylor Swift në Vjenë u anuluan.

Para hiç më larg se katër vitesh, në Austri një shqiptar i radikalizuar, i identifikuar me emrin Kujtim Fejzullahu, sipas planit kishte arritur të realizonte një operacion terrorist. Përmes një sulmi me armë zjarri të llojit ‘kallashnikov’, ai kishte vrarë pesë civilë të pafajshëm dhe 22 të tjerë kishte plagosur.

Fejzullahu më pas ishte konfrontuar me autoritetet vijeneze, ku mbeti i vrarë bashkë me disa terroristë të tjerë. Kujtimi ishte 20 vjeç i lindur në Austri dhe me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Përgjatë sulmit Fejzullahu kishte vrarë një shqiptar nga Maqedonia e Veriut të identifikuar si Nexhip Vrenezi.

Insajderi përmes emisionit Indoks kishte raportuar ekskluzivisht edhe për lidhjen e Fejzullahut me hoxhallarë në Kosovë.

Kujtimi kishte lëvizur viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe kishte pasur marrëdhënie të fuqishme me radikalistët në Bosnjë dhe Serbi.

Përmes një bisede të siguruar nga InDoks mes dy personave që kanë pasur lidhje me Kujtimin, mësohej se ky i fundit ka qenë grumbullues i mjeteve financiare tek qytetarët myslimanë në Austri për t’i ndihmuar aktivitetet radikale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

-“A po e sheh nuk po ndalen qafirat”.

+“Një vëlla në Austri sonte nuk e di çka u bë me të”.

-“Po i joni a”?

+“I Maqedonisë ai që i dërgojke paratë më ja dhënë hoxhës”, ishte biseda të cilën e kishte parë Indoks.

Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut kanë prirë në rajon për kah pjesëmarrja në luftëra të huaja, sidomos me prapavijë politike fetare. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një bezdi e madhe apo një bum vendesh pune? Jeta pranë 199 qendrave të të dhënave

Një bezdi e madhe apo një bum vendesh pune? Jeta pranë 199 qendrave të të dhënave

26 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

26 October, 2025
‘E pashë telefonin tim të vjedhur të shkonte në Londër, Dubai dhe Kinë’

‘E pashë telefonin tim të vjedhur të shkonte në Londër, Dubai dhe Kinë’

26 October, 2025
Supermarketet paralajmërojnë se rritja e taksave mund të rrisë çmimet e ushqimeve

Supermarketet paralajmërojnë se rritja e taksave mund të rrisë çmimet e ushqimeve

26 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result