Dy të arrestuar në Kosovë. Gjykata Speciale: Tentuan të bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte në Hagë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arrestuar dy persona në Kosovë, të dyshuar për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari.

Prokuroria Speciale theksoi se Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan pas një urdhërarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e paraburgimin në Hagë, ku së shpejti do të dalin para një gjykatësi të procedurës paraprake

Ata dyshohet se u përpoqën ta bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte në gjyqin e Dhomave të Specializuara në Hagë, – thuhet në njoftim.

Zyra e prokurorit të Specializuar ka theksuar se do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo që përfshihet në çështje të tilla.

Zyra e prokurorit të Specializuar shtoi se Policia e Kosovës dhe misioni i BE EULEX mbështetën operacionin.

Dhomat e Specializuara hetojnë krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar çështja ndaj ish-krerëve të UÇK-së  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Share This Article