Një trafikant droge u kap në Kembrixh duke shitur qese me kokainë, të cilat i mbante të fshehura në të brendshmet e tij.
19 vjeçari Danyal Dumbia u pa me 22 vjeçarin Kevin Patrocinio, duke u shitur kokainë dy personave në Fen Causeway, Kembrixh, nëntorin e kaluar.
Dyshja nga Glasgou u arrestua, dhe Dumbia më vonë u përpoq të hidhte 89 qese me kokainë në një tualet të stacionit të policisë.
Policia tha se partneri i tij u pa duke u munduar të fshihte një pako parash në bar në momentin e arrestimit.
Gjatë një kontrolli, u zbulua se ai mbante 370 £ – ndërsa 19 vjeçari u kap me 890 £.
Ky i fundit u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë, komplot për trafikimin e kokainës, tre akuza për sulm ndaj një punonjësi të urgjencës, dëmtim kriminal dhe përvetësim, përdorim dhe posedim të pronës kriminale.
Nga ana tjetër, 22 vjeçari pranoi se kishte komplotuar në trafikimin e kokainës dhe në përvetësimin, përdorimin dhe posedimin e pronës kriminale.
Ai u dënua në gjykatë me 19 muaj burg, ndërsa Dumbia u dënua me 20 muaj në burgun e të rinjve.