Dy të vdekur e 10 të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në një dasmë në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur e 10 të tjerë të plagosur pasi një person i armatosur, i cili e ka identifikuar veten si taliban, ka sulmuar një dasmë në Afganistanin perëndimor për të ndalur muzikën që po luhej.

Një zëdhënës i talibanëve e ka mohuar se sulmuesi ka vepruar si lëvizje islamiste.

Muzika ishte e ndaluar kur talibanët kanë udhëhequr shtetit ndërmjet viteve 1996-2001, ndërkohë që autoritetet e reja nuk kanë nxjerrë ende një dekret të tillë.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë BBC-së se katër çifte po martoheshin në një dasmë të përbashkët në provincën e Nangarharit të premten. Çiftet thuhet se kishin marrë leje nga liderët talibanë që të lëshonin muzikë, në një zonë ku qëndronin vetëm gra.

Mirëpo më vonë gjatë natës, sulmuesi kishte hyrë brenda vendit ku po luhej muzika duke provuar që të thyejë altoparlantët. Në ato momente, mysafirët e dasmës kishin protestuar dhe kjo e kishte shtyrë sulmuesin që të gjuante me armë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka deklaruar se rasti është nën hetime.

Share This Article