Dy të vdekur e shumë shtëpi të djegura nga zjarri masiv në Qipro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë evakuuar si pasojë e një vatre masive zjarri në Qipron jugore, ku janë shkatërruar shumë shtëpi dhe janë kërcënuar komunitete të tëra si pasojë e valës së madhe të të nxehtit, raporton Reuters.

Së paku 10 kilometra katrorë janë djegur rrafsh me tokë në një rajon të njohur për prodhimin e verës në veri të qytetit Limassol pasi flakët shpërthyen kah mesdita e së mërkurës, me shumë fronte zjarre aktive edhe në mëngjesin e së enjtes.

Dy persona janë gjetur të vdekur në një makinë të djegur pasi mjeti ishte përpirë nga flakët e rrëmbyeshme të zjarrit. Së paku dhjetë persona kanë pësuar lëndime, me dy prej tyre në gjendje kritike, ka bërë të ditur policia.

Me zbardhjen e ditës, një re e përflakur ka qëndruar në qiellin e Limasollit pas djegies së maleve përreth. Në terren janë nxjerrë edhe fluturake të specializuar për fikjen e zjarrit.

Autoritetet kanë thënë se ende nuk mund të japin ndonjë vlerësim për vlerën e dëmeve. Nuk dihet gjithashtu se çka e shkaktoi zjarrin masiv.

Temperatura në ishull ka shkuar në 43 shkallë Celsius të mërkurën, duke i detyruar autoritetet që të ngrehin alarmin. Edhe të enjten pritet të ketë temperatura deri në 44 shkallë Celsius – më e larta sivjet në Qipro.

Share This Article