Dy të vdekur në Shqipëri nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të enjten pasdite kanë vdekur edhe dy të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka vdekur në spitalin infektiv. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera. Është njoftuar se ai ka pasur edhe katër sëmundje shoqëruese.

Në spitalin infektiv ka vdekur edhe një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, që ka vuajtur nga hipertensioni. Ajo ishte hospitalizuar ditë më parë dhe ishte në terapi intensive.

Numri i të vdekurve në Shqipëri nga pasojat e koronavirusit ka shkuar në 41, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Share This Article