Numri i të vdekurve nga përmbytjet në një pjesë të madhe të jugut të Gjermanisë shkoi në dy këtë të hënën. Ndërkohë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi rajonin e përmbytur teksa zyrtarët paralajmëruan se nivelet e ujit mund të rriten më tej në disa zona.
Scholz vizitoi Reichertshofen, në veri të Mynihut, duke inspektuar një breg lumi të mbushur me rërë dhe duke takuar zyrtarë rajonalë duke përfshirë Markus Soder, guvernatorin e Bavarisë. Soder tha se situata mbetet kritike dhe e tensionuar. Ai vuri në dukje se niveli i ujit pritet të rritet në qytetin e Regensburg dhe më tej në Danub.
Nga ana tjetër Scholz tha se kjo nuk është vetëm një ngjarje që ka ndodhur me shekuj, dhe se një sërë përmbytjesh në kohët e fundit tregon nuk mund të neglizhojnë detyrën e ndalimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Mediat e huaja raportojnë se trupi i një personi, të cilin shpëtimtarët e kërkonin që nga mëngjesi i së dielës, u gjet në një bodrum në qytetin bavarez të Schrobenhausen. Ndërkohë, një zjarrfikës u gjet i vdekur në Pfaffenhofen aty pranë të dielën, pasi një varkë fryrëse që ai dhe kolegët po përdornin u përmbys.
Shiu i dendur i vazhdueshëm çoi në përmbytje në shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg gjatë fundjavës. Përmbytjet shkaktuan ndërprerje të gjerë të transportit, me rrugët hekurudhore në distanca të gjata për në Mynih nga veriu dhe perëndimi, jashtë veprimit.