Dy të vdekur nga të shtënat me armë në një kazino në Wisconsin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person i armatosur vrau dy persona në një kazino në Wisconsin të SHBA-së dhe plagosi rëndë një të tretë para se të vritej nga policia natën e së shtunës, në atë që autoritetet thanë se dukej një sulm i shënjestruar.

Sherifi i Qarkut Brown, Kevin Pawlak, ka thënë se hetuesit besojnë se personi i armatosur po kërkonte një person specifik me të cilin ishte zemëruar.

“Ai kishte në shënjestër një viktim specifike që nuk ishte aty, por ai vendosi të gjuante disa nga miqtë ose bashkëpunëtorët e viktimës, duket”, ka thënë Pawlak.

As personi i armatosur dhe as viktimat e të shtënave nuk u identifikuan menjëherë.

Pawlak nuk ishte i sigurt nëse qitësi ishte një ish-punonjës i restorantit, por ka thënë se “duket se ka disa marrëdhënie që kishin të bënin me punësimin”.

/Foto ilustrim/

Share This Article