Dy të vdekur pas vaksinimit me AstraZeneca në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore italiane kanë vendosur ta pezullojnë një grumbull të vaksinës AstraZeneca pasi u raportua se dy persona kanë vdekur në Sicili, të cilët ishin të intubuar kohët e fundit.

Autoriteti italian i ilaçeve Aifa konfirmoi se doza u pezullua si masë parandaluese, duke shtuar se nuk kishte ndonjë lidhje mes vaksinës dhe vdekjeve të fundit dhe se nuk vdekjet nuk u shkaktuan nga efektet anësore.

Megjithatë, një burim i ka thënë Reuters se dy të vdekurit, një 43-vjeçar dhe një 50-vjeçar, morën nga dy doza nga grupi ABC2956 të AstraZenecas.

Në anën tjetër, AstraZeneca ka thënë se e kanë studiuar vaksinën e tyre dhe provat thonë se është e vlerësuar sa për t’u përdorur.

Share This Article