Dy të vdekurit nga Covid-19 kishin sëmundje shoqëruese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 3 ka shkuar numri i personave të vdekur nga koronavirusi, në Kosovë. Dy prej tyre janë konfirmuar se kanë vdekur mëngjesin e së hënës dhe se të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera, përveç COVID-19.

Viktimat e radhës nga virusi janë një 59-vjeçar nga Prishtina dhe një 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit.

Ndërkohë, familjarët e 70-vjeçares, e cila u konstatua se ishte infektuar me koronavirus më 2 prill, kanë thënë se nuk e dinë se si ishte prekur. Tutje, familjarët kanë kërkuar, nga stafi mjekësor që të testohet sërish, pasi dyshojnë se e ndjera nuk ishte e prekur me COVID-19.

Ndërkaq, 59-vjeçari ishte kontrolluar edhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, e mu për këtë 13 punëtorët e kësaj qendre nga e diela, janë futur në vetizolim.

Nga këtu, 59-vjeçari ishte dërguar në Klinikën Emergjente më 3 prill, ku kishte qëndruar për 18 orë, derisa pas testimit kishte rezultuar pozitiv dhe menjëherë ishte bartur në Klinikën Infektive.

Sipas drejtorit të Emergjencës, Basri Lenjani, i gjithë stafi mjekësor ishte i pajisur me mjete mbrojtëse dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet, në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Lenjani shtoi se më herët kishin kërkuar që i gjithë stafi i emergjencës të testohej për të parë nëse dikush mund të jetë prekur me COVID-19, mirëpo një gjë e tillë nuk është mundësuar.

Deri më tash, përpos 3 të vdekurve në Kosovë vlerësohet se janë mbi 140 persona të infektuar me COVID-19.

Share This Article