Dy tërmete trondisin Turqinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy tërmete goditën qytezën Menderes të Izmirit gjatë mesditës së sotme duke shkaktuar panik te banorët.

Mediat lokale raportojnë se tërmeti i parë ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter i ndjekur disa minuta më pas nga një tjetër me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Për fat të mirë, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme material apo të lënduar, megjithatë ka shkaktuar panik te banorët për shkak se në tetor të vitit të shkuar një tërmet në det shkaktoi 198 viktima në Turqi dhe dy të tjerë në Greqi.  

Share This Article