Bullgaria brenda pak orëve i ka përjetuar dy tragjedi të mëdha. Të hënën kanë vdekur nëntë persona në një shtëpi të të moshuarve. Rasti ka ndodhur në fshatin Royak, ku thuhet se zjarri shpërtheu nga çatia prej druri, derisa në atë shtëpi banonin 58 të moshuar.
Autoritetet kanë arritur ta fikin zjarrin dhe t’i evakuojnë banorët.
“Kur gjashtë makinat zjarrfikëse mbërritën në shtëpi, çatia u përfshi nga flakë të mëdha dhe tym i zi. Zjarrfikësit nisën e evakuimin e banorëve por për fat të keq nëntë persona humbën jetën”, kanë thënë zyrtarët bullgarë.
Ngjarje tjetër tragjike ndodhi mëngjesin e së martës në autostradën Struma, ku një autobus me pasagjerë të kombësive të ndryshme, në mesin e tyre shqiptarë e maqedonas, u përfshi nga zjarri. Deri më tani autoritetet njoftojnë se kanë vdekur 46 persona, prej tyre 12 fëmijë, ndërsa trajtim mjekësor po marrin 7 persona.
“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev.
Lidhur me aksidentin kanë reaguar edhe nga zyrtarë nga institucionet e Kosovës, deputetë dhe kryetarë partish.