Dy tubime të pensionistëve në Bjellorusi, për dhe kundër Lukashenkos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kryeqendrën e Bjellorusisë, Minsk, të hënën janë mbajtur dy tubime të pensionistëve, një kundër presidentit Alexandar Lukashenko dhe një tjetër në mbështetje të tij.

Rreth 3.000 pensionistë u mblodhën në rrugët e kryeqendrës, duke bartur lule në dorë dhe duke thirrur “Lukashneko largohu”, shkruan AP-ja.

E pak metra më larg, është mbajtur një tubim tjetër i pensionistëve, ku rreth 2.000 persona, prej të cilëve shumica ishin meshkuj të uniformuar me rroba ushtarake, i dhanë mbështetje presidentit të kontestuar nga populli dhe bota demokratike. Ata thirrën: “Për paqe, prosperitet dhe vlera tradicionale”.

Mediat lokale raportuan se disa nga pensionistët që morrën pjesë në mitingun pro presidentit, u dërguan ë Minsk me autobusë.

Bjellorusia është goditur rëndë nga kriza politike pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Opozita vlerëson se zgjedhjet janë vjedhur nga pushteti në krye me Lukashenkon, i cili fitoi një mandat tjetër presidencial.

Që nga atëherë, opozita ka protestuar rrugëve të Minskut. Shumë prej protestuesve janë burgosur.

Share This Article