Dy vëllezërit Korbi, nga Zvicra drejt vendlindjes mbi biçikleta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Visari dhe Shkëlqim Korbi, dy vëllezër nga Gjilani, janë nisur në një aventurë të pazakontë, një udhëtim me biçikleta nga Zvicra për në Kosovë, përgjatë një rruge që përllogaritet të jetë rreth 1,500 kilometra e gjatë.

Ky udhëtim, që e kishin planifikuar prej dy vitesh, më në fund po realizohet këtë verë. Vëllezërit mërgimtarë, edhe pse jetojnë në vende të ndryshme, janë bashkuar në Zagreb të Kroacisë për të vijuar rrugën së bashku drejt vendlindjes.

Ata u nisën të premten e kaluar dhe presin të mbërrijnë në Kosovë të hënën e ardhshme. Udhëtimi i tyre nuk është vetëm fizik, por edhe emocional, një mënyrë për t’u lidhur me rrënjët dhe për të përjetuar një eksperiencë unike që i lidh më shumë me vendin e tyre.

Share This Article