Dy vende afrikane të paprekura nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse janë mbi 16 mijë të infektuar nga koronavirusi në kontinentin afrikan, dy vende kanë mbetur të paprekura nga pandemia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Afrika CDC) njoftoi se numri i të infektuarve në këtë kontinent është rritur në 16.285.

Gjatë 24 orëve janë konfirmuar më shumë se 1.000 raste të reja të infektimit, por në Lesoto dhe Ishujt Komore që gjenden në juglindje të kontinentit, ende nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Në njoftim thuhet se numri i të vdekurve në kontinent si pasojë e COVID-19 është rritur në 874.

Share This Article