Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir 2 dhe Negotinë 2.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar.Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy prej tyre janë nga Tetova në moshë 57 dhe 74 vjeçare, kurse kanë arritur rezultatet edhe për një pacient nga Shkupi i cili ka rezultuar pozitiv pasi ka ndërruar jetë.
Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste pozitive me Kovid-19. Numri më i madh i tyre është në Saraj (7), Butel (4), në Haraçinë dhe Çair ka nga 3 raste, Studeniçan dhe Shuto Orizarë nga 2 raste, ndërsa në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Kraposh nga një rast.
Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.486 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 122 pacientë.
Shkup – 771, aktivë 232
Kumanovë – 442, aktivë 36
Dibër – 51, aktivë 0
Shtip– 54, aktivë 19
Prilep –211, aktivë 43
Tetovë – 182, aktivë 71
Strugë– 77, aktivë 9
Veles – 128, aktivë 31
Manastir –29, aktivë 7
Ohër –23, aktivë 8
Kavadar – 5, aktivë 0
Gostivar –22, aktivë 4
Gjevgjeli – 4, aktivë 0
Strumicë – 3, aktivë 1
Kriva Pallankë – 6, aktivë 0
Radovish – 4, aktivë 0
Krushevë – 3, aktivë 0
Koçan – 31, aktivë 0
Probishtip – 2, aktivë 0
Kërçovë – 2, aktivë 0
Negotinë -12, aktivë 5 (7 të infektuar janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar– 1, aktivë 0
Makedonski Brod– 2, aktivë 0
Pehçevë – 3, aktivë 0
Dellçevë -1, aktivë 0
Vallandovë -1, aktivë 0
Vinicë – 3, aktivë 1
Kratovë – 2, aktivë 1
Berovë -1, aktivë 0
Sveti Nikolë -1, aktivë 1