Dy vite burg nëse s’mbani maskë, ky është vendi që merr masën ekstreme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Etiopia ka marrë një masë ekstreme me dy vite burg për të gjithë popullsinë e saj për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Etiopia mund t’i dënojë qytetarët deri në dy vite, nëse ata shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e Covid-19, është shprehur zyra e prokurorit të përgjithshëm, mes shqetësimit se qytetarët po bëhen neglizhent pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme.

Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë.

Mediat e huaja shkruajnë se Etiopia është kombi i dytë më i populluar i Afrikës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje.

Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identifikohet bilanci i vërtetë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën. Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë. Megjithatë, shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.

Share This Article