Dy vite nga bombardimi i konstullatës shqiptare në Ukrainë, prokuroria interesohet për provat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria shqiptare vijon përpjekjet për dokumentimin e e provave ligjore, dy vite pas shkatërrimit të Konsullatës.

Konsullata u godit më 6 mars të vitit 2022, vetëm disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Vitin e kaluar kërkesa u bë nga MEPJ në prokurorinë e përgjithshme për nisje të hetimeve, kurse shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për t’u përditësuar në lidhje ecurinë e hetimeve të kërkuara nga pala shqiptare.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela thotë: Kjo kërkesë vjen në vijim të referimit nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme. Kërkojmë informacion mbi ecurinë e procedimit datë 9.11.2022 të rregjistruar në zyrën e Prokurorisë Publike të Rajonit Kharkiv, lidhur me ngjarjen e datës 6 Mars 2022 ku Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë njëkohësisht banesa e Konsullit të Nderit Z. Shahkin Omarov, ka qenë objekt i sulmeve të forcave ruse me pasojë shkatërrimin e tyre.

Kërkesa e Shqipërisë e para e këtij lloji, vjen pas qëndrimeve të forta pro Ukrainës nga vendi ynë si pjesëmarrës në Këshillinin e Sigurimit të OKB, nga ku u prodhua një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në Këshill, ku ishte i ftuar të fliste presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky.

Share This Article