Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.

Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e ka cilësuar të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera të rralla.

“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…! shprehet aktori.

Kujtojmë që aktori Zef Deda ndërroi jetë dy vite më parë në moshën 73-vjeçare, që prej atëherë Juli e kujton shpesh në rrjete sociale, teksa i kushton fjalë të ndjera dhe mirënjohje.

Share This Article