ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 3 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 3 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 4 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 4 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy vrasjet e Elbasanit me porosi të Erjon Alibejt, SPAK kërkon 42 vjet burg

albnews by albnews
13 June, 2023
in Albania
0
Këshilli i Sigurimit Kombëtar jep alarmin: Sulmet nga Irani, jo vetëm kibernetike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjet e Emiliano Ramazanit e Rigers Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan. Për Hoxhën SPAK kërkoi një dënim me 30 vjet burg, ndërsa për Halilajn, i penduar i drejtësisë në proces, një dënim me 12 vjet heqje lirie. I pandehur në të njëjtën çështje ishte edhe Erion Alibej, por SPAK tërhoqi aktet e dosjes ndaj tij tetorin e vitit të shkuar, për hetim të mëtejshëm, pasi përfshirja e tij në krime u përmend nga të penduarit e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj.

Pretenca e SPAK për vrasjen e Emiliano Ramazanit me armë zjarri pranë banesës së tij dhe të Rigers Runajt me 27 thika pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, ekspozonte edhe përplasjet mes grupimeve kriminale në këtë qytet.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

Referuar deklarimeve të të penduarit Halili, vrasja e Ramazanit dhe Runajt është bërë me porosi të Erion Alibeajt. Ky i fundit pretendonte se kishte pasur rolin e vëzhguesit në “masakrën e Bradasheshit” të dhjetorit 2018, ku u vra vëllai dhe xhaxhai i tij, si edhe një shtetas turk. Halili ka shpjeguar se nuk e ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe se kontaktet më të i mbante Xhuliano Hoxha.

Sipas prokurorisë, në vrasjen e Ramazanit të pandehurit Hoxha dhe Halilaj kanë pasur vetëm rolin e vëzhguesit të lëvizjeve të viktimës dhe se armët i kanë shkrehur të tjerë persona, që ata nuk i njihnin. Për vrasjen e Rigers Runajt atyre iu ishte lënë ultimatum nga Alibej për ta ekzekutuar brenda një jave. Duke pasur njohje të mëparshme dhe dijeni se ai konsumonte kanabis, ata e kanë takuar dhe kanë shkuar pranë varrezave të qytetit për të kosnumuar drogë, ku më pas Halilaj e ka masakruar me thikë.

Gjatë leximit të pretencës, i pranishëm në sallë ishte dhe babai i viktimës Runaj, i cili kërkoi drejtësi nga gjykata. “Dua që këta dy çunat të marrin dënimin që meritojnë, asnjë ditë më shumë”, u shpreh ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result