Dy vullnetarët e parë nga Mbretëria e Bashkuar injektohen me vaksinën testuese ndaj koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vullnetarët e parë injektohen në testin e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar me një vaksinë të mundshme – testi i parë njerëzor që do të zhvillohet në Evropë, raporton BBBC, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 800 njerëz ishin rekrutuar për studim.

Gjysma do të marrë vaksinën për Covid-19, dhe gjysmën e vaksinës kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.

Vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin

Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

Prof Gilbert më parë tha se ajo ishte “80% e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë thjesht se është “shumë optimiste” për shanset e saj.

Share This Article