Dybala i refuzon të gjithë, mendon për rinovimin me Romën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paulo Dybala do vetëm Romën. Argjentinasi nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti dhe rinovimi deri në vitin 2026 është më afër se kurrë.

Për lojtarin kanë shfaqur interes disa klube të mëdha europiane, përfshirë këtu dhe Interin, por kampioni i botës i ka refuzuar të gjithë dhe është i vendosur se e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytetin italian.

Me shume gjasa marrëveshja e re do të zyrtarizohet në fillim të gushtit dhe Dybala do të nënshkruajë kontratën e re deri në 30 qershor 2026 me opsion edhe për sezonin në vijim, ndërsa paga e tij do të rritet nga 4,5 milionë që është aktualisht në 6 milionë euro në sezon.

Në sezonin e tij të parë me Romën, Dybala luajti 38 ndeshje në total duke shënuar 18 gola. Argjentinasi konsiderohet si njeh nga lojtarët me te rëndësishëm për Romën e Jose Mourinho-s dhe dëshira e tij mbetet vetëm kryeqyteti italian.

Share This Article