Dybala prezantohet te Roma, zbulon numrin që do të mbajë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paulo Dybala është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Romës. Pasi e mbylli me Juventusin pas 7 vitesh, sulmuesi argjentinas ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur me verdhekuqtë për të paktën deri më 30 qershor 2025.

Argjentinasi do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Vitin që lamë pas, Dybala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje me Juventusin, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.

Share This Article