Dyfishohet numri i rasteve të koronavirusit në Korenë Jugore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e Koresë Jugore njoftuan të shtunën se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 433.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i raportoi 142 raste të reja në konferencën e mëngjesit dhe 87 të tjera pasdite.

Besohet që shumica e këtyre personave janë infektuar nga një grua që mori pjesë në një meshë në qytetin Daegu.

Numri i vdekjeve në Kinë ka shkuar në 2345, ndërsa shifra e personave të infektuar në më shumë se 76 mijë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht rënies së rasteve të reja në Kinë, virusi po vazhdon të përhapet në vendet e tjera, përfshirë edhe Italinë, ku u regjistrua vdekja e parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se situata mund të dalë nga kontrolli, nëse nuk merren masat e nevojshme.

Share This Article