Dyluftimi Musk-Zuckerberg/ Kreu i Tesla-s mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dyluftimi mes Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, mund të shtyhet pasi kreu i Tesla-s njoftoi se mund të ketë nevojë për një operacion kirurgjikal.

Elon Musk ka zbuluar se ai mund të ketë nevojë për një operacion në qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës para përballjes së tij me Mark Zuckerberg. Data e propozuar e një përplasjeje të mundshme midis dy titanëve të mediave sociale ka qenë një çështje mosmarrëveshjeje, me datën 26 gusht të listuar si një opsion i mundshëm për të dyja palët.

Megjithatë, kreu Tesla-s, Musk, 52 vjeç, njoftoi se do t’i nënshtrohet një skanimi për një dëmtim, i cili mund t’i japë fund mundësinë e një përplasjeje para fundit të muajit.

Mund të nevojitet një kirurgji përpara se të ndodhë ndeshja. Do e mësojmë këtë javë”, shkroi Musk në rrjetin social X.

Bashkëthemeluesi i Meta, Zuckerberg, më parë këmbënguli se ai ishte gati të luftonte me Musk menjëherë, por sugjeroi se data e 26 gushtit nuk kishte gjasa të realizohej. Ndërkohë, presidenti i UFC, Dana White, pretendoi se një përplasje mes Musk dhe Zuckerberg do të thyente rekordet e pagesave dhe shikueshmërisë e do të ishte ‘lufta më e madhe e të gjitha kohërave’.

Share This Article