Dyqanet britanike në mungesë të paracetamolit dhe gjeldetave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania po përballet me mungesë të paracetamolit dhe gjeldetit në prag të Krishtlindjes, kanë zbuluar të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Të dhënat treguan se mes 17 dhe 20 dhjetorit, 24 përqind e gjeldetave të ngrirë nuk ishin të disponueshëm ose kishte pak në stok, ndërsa për paracetamolin ishte 25 përqind.

Mungesa e kasapëve ka qenë arsye që është përdorur nga industria muajt e fundit, për rrezikun në rritje të produkteve të mishit gjatë festave, shkruan Independent.

Shoqata e Përpunuesve të Mishit paralajmëroi në tetor se gjeldetat mund të sillen nga Bashkimi Evropian para festave të fundvitit.

Analistja Laura Hoy ka thënë se ilaçet si paracetamoli dhe ibuprofeni janë bërë më të vështirë për t’u gjetur teksa i ftohti i dimrit po ngritët bashkë me përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.

Share This Article