Dyshime për manipulim votash në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar që të ndërpritet procesi i mëtejshëm i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Në njoftim është thënë se ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe do të pritet deri në marrjen e përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik që i ka shtypur fletëvotimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm të serisë në disa fletëvotime.

Denoncimi është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit.

Por ky arsyetim nuk është bindës për PDK-në, e cila ka paralajmëruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në balotazhin e të dielës, në këtë komunë, sipas rezultateve paraprake, fitoi Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Share This Article