Dyshohen për pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë, arrestohen 7 persona në Bosnje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje e Hercegovinë, kanë arrestuan sot në zonën e Zvornikut shtatë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Gjenocidit”.

SIPA thekson se kjo ka të bëjë me veprat penale “Përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “Ndihma”, të cilat janë të parapara me Kodin Penal të BeH-së.

Personat e arrestuar thuhet se do t’i kalojnë juridiksionit të mëtejshëm të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s. Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë në korrik 1995.

Share This Article