Katër persona dyshohet se kanë vdekur mëngjesin e sotëm me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK, mëson KOHA jozyrtarisht.
Viktimat dyshohet se kanë vdekur në një distancë kohore në më pak se 10 minuta, përveç njërit prej tyre, pas një ore.
Deri te kjo dyshohet se ka ardhur për shkak të shpenzimit të oksigjenit në sistem.
Në mesin e tyre bëhet fjalë edhe për një 70 vjeçar, familjarët e të cilit thonë se ai ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.
Vajza e të ndjerit ka treguar se dyshon që oksigjeni, të cilin e ka marrë babai i saj nuk ka qenë në rregull, derisa ka thënë se mjekët nuk janë kujdesur për të.
Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.
Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.
KOHA ka provuar të konfirmojë këtë rast nga Policia, porse ende nuk ka marrë përgjigje.
Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.
