Dyshohet se abuzoi me 22-vjeçaren greke, shpallet në kërkim çobani shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 48-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 22-vjeçare.

Prokuroria e Apelit të Selanikut ka lëshuar këtë të enjte një urdhër arresti për shtetasin shqiptar, i cili punonte si çoban, ndërsa akuzohet se ka përdhunuar 22-vjeçaren greke. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur një javë më parë në plazhin e Chalkidhikisë.

48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili rezulton i zhdukur prej ditësh, është i dyshuari kryesor për përdhunimin e grekes, teksa autoritetet helene gjetën gjurmë nga ADN-ja e tij në trupin e vajzës.

Share This Article