Dyshohet se e ndihmoi të arratisej pas vrasjes së Arian Gosës, shoqërohet në polici shoku i Habib Rexhës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shoqëruar në polici shoku i Habib Rexhës, pasi dyshohet se e ndihmoi atë të arratisej pasi vrau Arian Gosën në Kavajë.

Personi në fjalë është Ervis Kurti, i cili pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Rexha ka thënë në dëshminë e tij se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Autori ka pranuar se shoku i tij nuk ishte në dijeni të krimit që ai do të kryente, megjithate pas vrasjes është larguar me të në drejtim të Kukësit.

Share This Article