Në Gjykatën e Strugës sot fillon seanca e parë kundër gjinekologut M.A, i cili dyshohet se i ka hequr veshkën, mitrën dhe vezoren nënës Y.V.
Gjykimi është publik dhe aktakuza është ngritur nga prokuroria vendore.
Në seancë do të paraqitet edhe vjehrra e nënës viktimë Veaposka, e cila e bëri betejën publike kundër gjinekologut.
Gjinekologu 54-vjeçar M.A nga Struga po ndiqet penalisht për veprën penale “ofrimi i shërbimeve shëndetësore pa leje pune”.
Gjatë mbikëqyrjes së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë para 2 vitesh është konstatuar se mjeku nuk ka pasur leje pune për ordinancën e pajisur, pas së cilës i është ndaluar kryerja e veprimtarive shëndetësore.
Ndryshe, M.A ishte drejtor i spitalit të Strugës, i cili u shkarkua për shkak të rastit të gruas nga Dibra, e cila gjatë lindjes së saj në Strugë humbi veshkën, mitrën dhe vezoren. Ai gjatë viti të kaluar kishte mohuar një gjë të tillë.