Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetine Sarandës mbrëmjen e së hënës. Bëhet e ditur se një polumbari, që ende nuk është identifikuar, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit gjatë zhytjes, e për pasojë ka humbur edhe jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Portit Detar të qytetit.
Zhytësi u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Mësohet se ai ishte pjesë e ekuipazhit të një anijeje të huaj, të ankoruar në Radë, në Portin e Sarandës.
Polumbari, bashkë një person tjerë kishin dalë me gomone, rreth 100 metra nga porti. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur personi tjetër që ndodhej në gomone.