Dyshohet se përdhunuan vajzën në Vlorë, jepet sot masa për 2 të rinjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dalin sot para gjykatës dy të rinj të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Ceno dhe Tahiri tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e ‘Faxnews’ Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë.

Share This Article