Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në vlerë prej 250 mijë euro në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekuestrohet një veturë me vlerë rreth 250 000 euro në Shqipëri, pasi dyshohet se është vjedhur në Gjermani, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.

Sipas një njoftimi për media thuhet se është identifikuar si ëhstë shpallur në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit ‘Stolen line’, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip ‘Mercedes-Benz AMG G63’, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

“Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Share This Article