Dyshohet se vrau me thikë 15-vjeçarin, shoqërohet në polici i mituri në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në polici autorin e dyshuar të vrasjes së një 15-vjeçari pasditen e së hënës, në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta. Adoleshenti u plagos me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Shërbimet e Policisë Shkodër identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme një 15-vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Rezulton se edhe 15-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Share This Article