E akuzoi për abuzim seksual, Trump ngre padi për shpifje kundër E. Jean Carroll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur kolumnisten E Jean Carroll për shpifje, duke pretenduar se ajo e akuzoi atë në mënyrë të rreme për përdhunim pasi një juri në një gjyq civil zbuloi se ai abuzoi seksualisht me të.

Trump po kërkon një tërheqje të padisë, si dhe kompensim të papërcaktuar dhe dëmshpërblim, por avokatja e Caroll, Roberta Kaplan tha se padia e Trump nuk është “asgjë më shumë se përpjekja e tij e fundit për të shmangur përgjegjësinë”, shkruan The Guardian. 

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj.

Share This Article