E akuzoi se ka shkelur Kushtetutën, rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtarja Flora Hajredini rrëzoi kërkesën e depozituar sot nga pala e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Kujtojmë se pala e ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.

Share This Article