“e-Albania”: Shërbimi për aplikim për pasaportë jashtë vendit funksional, mbi 6700 aplikime në mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Platforma “e-Albania” ka sqaruar zyrtarisht se shërbimi elektronik “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë jashtë vendit” nuk është ndërprerë në asnjë moment dhe vijon të jetë plotësisht funksional dhe i aksesueshëm.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 1–26 mars janë regjistruar gjithsej 6790 aplikime për këtë shërbim, duke dëshmuar vijimësinë dhe përdorimin e tij nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Institucioni u bën thirrje përdoruesve që, për të shmangur problematikat gjatë aplikimit, të sigurojnë një lidhje të qëndrueshme interneti dhe të mos ndërpresin procesin deri në përfundimin dhe dërgimin e aplikimit.

“Mbetemi të angazhuar për të garantuar ofrimin e pandërprerë dhe cilësor të shërbimeve elektronike për qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të vendit. Për çdo problematikë të hasur, qytetarët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare të suportit: helpdesk@e-albania.al”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Share This Article