E ardhmja e Coutinhos është në Angli, këto janë shtatë skuadrat angleze që e duan brazilianin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Philippe Coutinho nuk do të mbetet te Bayern Munichu, pasi klubi bavarez nuk ka shfrytëzuar klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.

Barcelona e kishte huazuar lojtarin për një vit me Bayernin që kishte të drejtën e blerjes për 120 milionë euro, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Duke parë krizën e klubeve për shkak të coronavirusit, por edhe ecurinë jo të mirë të Coutinhos, Bayerni vendosi që mos ta aktivizojë klauzolën për blerjen e brazilianit.

28-vjeçari nuk do të mbetet as te Barcelona, pasi nuk preferohet nga trajneri Quique Setien.

Megjithatë e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier, ku kishte kaluar pesë vite të suksesshme te Liverpooli.

Janë plot shtatë skuadra angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e brazilianit gjatë verës, por problemi qëndron tek çmimi i tij i lartë prej 80 milionë eurove sa e vlerëson momentalisht Barcelona.

Chelsea, Arsenal dhe Manchester City janë tre gjigantët anglez që duan transferimin e Coutinhos.

Por në garë fuqishëm po qëndrojnë edhe skuadrat tjera si Tottenham Hotspur, Everton, Newcastle United dhe Leicester City.

Barcelona është e vendosur të fitojë së paku 80 milionë nga shitja e brazilianit, por nëse nuk vije ndonjë ofertë me këtë shumë, atëherë katalunasit do të kërkojnë nga skuadrat e interesuara të përfshijnë ndonjë futbollist për shkëmbimin e brazilianit. 

Share This Article