E ardhmja e Etikite nuk do të jetë në Itali, PSG gjen marrëveshjen me West Ham

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fundi i merkatos po afron dhe Hugo Ekitike vazhdon të jetë në qendër të saj. Klubi i PSG-së ishte i qartë me 21-vjeçarin, ai do të shitet për t’i lënë vend Kolo Muani, sulmuesit që është shumë pranë zyrtarizimit me kampionët e Francës.

Sipas raportimeve nga “Footmercato”, është zhvilluar një takim mes Luis Campos dhe drejtorit teknik të West Ham, Tim Steidten. Fokusi i takimit ishte diskutimi për lojtarin Ekitike. Biseda thuhet se ishte pozitive dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen ekonomike së bashku, por edhe me lojtarin.

Etikite duket se ka pranuar transferimin në Angli dhe kështu, klube si Roma, Milan dhe Atalanta të cilat kishin interes, janë zbehur.

Share This Article